E vetmja gjë që kanë mundur të bëjnë institucionet e trashëgimisë kulturore, është të konstatojnë se dy monumente në fshatin Reçicë të Komunës së Podujevës nuk ekzistojnë më.
“Kulla e Demë Ahmetit” dhe “Shtëpia e banimit pronë e Sabit Hamitit” tashmë janë rrafshuar. Këtë e ka bërë një tjetër institucion shtetëror, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPa leje të institucioneve të trashëgimisë kulturore, Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës, muajin e kaluar ka rrënuar dy objektet e shekullit XX. Në atë hapësirë ka nisur ndërtimi i kompleksit memorial “Demë Ahmeti”, ku sipas Agjencisë do të ringrihen edhe dy objektet e rrënuara e do të vishen me gurët e monumenteve.
Rrënimin atyre që mbroheshin si asete në Listën e trashëgimisë kulturore nën mbrojtje të përkohshme me numra rendorë 1040 dhe 1041 e ka bërë me arsyetimin se objektet nuk ishin në gjendje të mirë.
Të dy mbroheshin si objekte arkitekturore të shekullit XX, dhe lidheshin me emrin kryengritësit e heroit që veproi në fund shekullit XVIII e në fillim të shekullit XIX.
Se objektet “janë rrënuar tërësisht dhe nuk ekzistojnë më”, punonjësit e Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prishtinë kanë konstatuar pas vizitës në terren. QRTK-ja e Prishtinës mbulon edhe territorin administrativ të Komunës së Podujevës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.