Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Edward Gibbon, studiuesi i parë modern i Romës Antike

Edward Gibbon u lind në vitin 1737 në Putney, ndërsa ishte shkolluar në Oxford e pastaj kishte vazhduar shkollimin në Lozanë të Zvicrës, duke studiuar gjuhën greke dhe atë franceze. Deri në vitin 1763 kishte qëndruar në Britani duke shërbyer në ushtri.

Në vitin 1764 kishte filluar në Romë punën në veprën që më vonë do të njihet si “The History of the Decline and Fall of the Roman Empire”. Vdiq në Londër më 16 janar të vitit 1794, shkruan Naser Ferri në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Duhet të theksohet se Gibbon e kishte filluar këtë vepër si histori të tatëpjetës së qytetit të Romës, por në shtjellim e sipër e kishte përfshirë tërë Perandorinë Romake.

Vepra komplete, për shkak të periudhës së gjerë kohore që e përfshin, kishte arritur volum impresiv dhe për këtë arsye ishte botuar në 6 vëllime, suksesivisht në vazhdime si vijon: vëllimi I ishte botuar në vitin 1776, vëllimet II dhe III në vitin 1781, ndërsa vëllimet IV, V e VI, të cilat i kishte shkruar në Lozanë të Zvicrës, ishin botuar gjatë viteve 1788-1789. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.