Imazhe të muzikantëve që luajnë në instrumente, portrete bardhezi, pjesë të ndërtesave a qyteteve e pamje tjera të punuara nga një mjeshtër shumëdimensional mbulojnë hapësirat e galerisë e të librarisë, shkruan sot Koha Ditore.
Në formate të ndryshme, Gani Jakupi sjell pikturat, vinjetat, faqe të romaneve grafike, ilustrime të realizimeve të ballinave për albume muzikore e fotografi të punës së tij në 15 vjetët e fundit. Veprat e realizuara në teknika të ndryshme, që nga tushi me kallam e deri tek akuareli, akriliku e teknikat e përziera ose edhe në teknikë mikse, e prezantojnë në kryeqytetin kosovar punën e një artisti që tashmë është i njohur gjithandej botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkspozita retrospektive e hapur mbrëmjen e së premtes, në galerinë e librarinë “Monet” në Prishtinë, përmbledh në një ngjarje aspekte të ndryshme të krijimtarisë vizuale të artistit kosovar, që, siç thotë vetë ai, “së paku që nga viti 1978 udhëton nëpër Evropë”
Secili imazh i Gani Jakupit bart një histori më vete, është i lidhur me ndonjë personalitet, përshkruan një rrugëtim të tij, apo shpërfaq një ngjarje të dokumentuar në tablo. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.