Piktorja Albana Ejupi më 26 tetor në ora 19:00 do të hapë ekspozitën e saj personale “Shpalosje Aktesh dhe Sinteza Siluetash”, në Galerinë e Minstrisë së Kulturës, transmeton Koha.net.
“Ekspozita ‘Shpalosje Aktesh dhe Sinteza Siluetash’ përmes paraqitjes së akteve apo siluetave trajton tema të ndjeshme si vuajtjet dhe peripecitë jetësore, dashurinë, apo tema të tabuizuara si akti seksual, ndjenjat dhe emocionet që rrjedhin prej tij e po ashtu edhe gruan si bartëse të plleshmërisë dhe të përgjegjësisë për krijimin e jetës në përgjithësi”, shprehet kurarorja, Penesta Dika.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Në ekspozitën e saj të tretë Albana Ejupi sjell rreth 15 punime në teknikë të kombinuar, si dhe vaj e akrilik.
Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur një muaj në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.
