Sidnej, 24 tetor – Muzikanti i njohur australian dhe mentori i AC/DC, George Young vdiq dje pas një sëmundjeje, njoftoi familja e tij.
“Me dhimbje në zemër duhet të njoftojmë vdekjen e vëllait dhe mentorit tonë, George Young”, shkruan grupi i njohur i muzikës rock AC/DC në website e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pa ndihmën dhe drejtimin e tij nuk do të kishte AC/DC”, thekson grupi.
”Young ishte 70 vjeç”, njoftoi rrjeti informativ ”Rundfunk ABC”.
Shkaku i vdekjes nuk u bë i ditur, pas kërkesës së familjes së tij.
Young ishte vëllai i themeluesve të AC/DC, Angus dhe Malcom Young.