Hapësira më e madhe e katër mureve është zhveshur krejtësisht nga fasada. Disa prej copave janë shpërndarë edhe nëpër tavolina ekspozuese si dëshmi e materialit të përdorur gjatë viteve.
Objekti i shekullit XIX i kompleksit “Eminxhik”, që shërben si Muze Etnologjik, është “qëruar” deri tek tullat e papjekura e thuprat, si dhe trarët që kanë shërbyer për t’i lidhur ato. Të hënën restauruesit kanë larguar fasadën e çardakut në këtë objekt, njëri prej katër sa ka kompleksi, shkruan Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKa më shumë se dy muaj prejse vizitorët nuk kanë pasur qasje në këtë monument e gati kaq edhe ka pritur që të nisë restaurimi, puna për të cilin ka filluar në ditët e para të tetorit. Monumenti është rrethuar me skele dhe material që e pamundëson të shihen muret.
Ato që restauruesit i quajnë tërska kanë dalë në pah gjithandej dhe shihen se kanë qenë lidhëse të llaçit me tullat e papjekura. Çarjet e mureve, që ka kohë që shiheshin, tashmë dalin të jenë goxha serioze si pika ku vërehej se struktura po zhbëhej. Punonjësit kanë ardhur në konstatim se ndërtesa e vjetër që shërbente si shtëpi qytetare rrezikohej seriozisht nga mosndërhyrja. E për këtë gazeta ka raportuar disa herë.
Izri Gashi, Fadil Krasniqi e Lan Bajrami, të ndihmuar nga arkitektja Lindita Cërvadiku e etnologët Ilir Sopjani dhe Bekim Xhemili janë ekipi që kanë marrë për detyrë ta restaurojnë objektin....(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.