Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Nesër nis fushata “#Veçpojukqyrim #ngrevë #meaktoret”

Nesër do të fillojë një fushatë në rrjetet sociale në kuadër të grevës së paralajmëruar nga ana e aktorëve të trupës rezidente të Teatrit Kombëtar të Kosovës. Këtë lajm e ka konfirmuar për emisionin “Express” të KTV-së aktorja Gresa Pallaska.

“Ne po e quajmë fushatë ku çdo ditë do ta paralajmërojmë ministrin edhe sa ditë ka kohë. Çdo ditë do të ketë thirrje për t’i kujtuar ministrisë që të premten bllokohet repertori nëse nuk do të ndërmerren hapa konkret. Të premten do të mbahet një konferencë për media me ç’rast do të paralajmërohet bllokimi i tërësishëm i repertorit të TKK”-së, ka thënë Pallaska për emisionin tonë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo fushatë paralajmëruese në rrjete sociale do të ketë sloganin, “#veçpojukqyrim #ngrevë #meaktoret”.