Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Mustafa: Hadi Shehu do të përkujtohet gjithnjë për pasurinë e madhe artistike që i ka lënë Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ngushëlloi familjen Shehu dhe qytetarët e Kosovës, pas ndarjes nga jeta të aktorit të madh, Hadi Shehu.

Në telegramin e Kryeministrit Isa Mustafa thuhet:

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E nderuara Familje Shehu,

Me dhimbje mësova lajmin për ndarjen nga jeta të aktorit të madh të Kosovës, Hadi Shehut.

Hadi Shehu ishte një artist i madh i skenës kosovare, humbja e të cilit do të lerë zbrazësi të madhe për familjen, për miqtë, për teatrin dhe filmin, si dhe për jetën artistike e kulturore të Kosovës në përgjithësi.

Hadi Shehu do të përkujtohet gjithnjë për pasurinë e madhe artistike që i ka lënë Kosovës, gjatë punës së tij prej disa dekadash.

E nderuara Familje Shehu, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emrin tim personal, Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje të madhe tuajën dhe të tërë Kosovës.