Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Lekaj: Hadi Shehu, aktor i përmasave më madhore të kulturës mbarëshqiptare të artit

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktorit Hadi Shehu të cilin e ka quajtur aktor të përmasave më madhore të kulturës mbarëshqiptare të artit.

Sipas Lekaj, gjurmët e Shehur do të jenë të pashlyeshme në historinë e artit teatral, “veçanërisht për Gjakovën, por edhe për Kosovën dhe mbarë hapësirat ku flasin shqip”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Hadi Shehu do të mbetet padyshim aktori ynë më i madh, pa të cilin sot mbeti Gjakova, Kosova e krejt Shqiptarët. Të gjithëve do t'iu mungojë, por vetëm fizikisht, sepse trashëgimia që ka lënë prapa do ta bëjnë që të kujtohet gjithnjë. Ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të aktorit Shehu”, ka thënë Lekaj.