Kur Laurie Anderson e mori veten pas tronditjes që ia shkaktoi vdekja e burrit të saj, Lou Reed, më 2013, asaj iu desh të vendoste se çfarë do të bënte me arkivat e tij – një përgjegjësi të cilën e përshkruan “sikur një ndërtesë 15-katëshe” t’i shembej përmbi.
Ajo e kishte paketuar koleksionin gjigant me dokumente, fotografi dhe incizime – më shumë se 600 orë kaseta demo, koncerte, madje edhe lexime të poezive – që shtrihej përgjatë karrierë së Reed, shkruan “The New York Times”, transmeton “Koha Ditore”. Ai nuk kishte “folur asnjë fjalë” për atë se çfarë do të bëhej me gjithë këto gjëra, thotë Anderson, dhe instinkti i saj i parë ishte që thjesht t’i publikonte të gjitha online. Por shpejt u vu në kërkim të një institucioni që do t’i mbante siç duhej materialet dhe po ashtu do t’i bënte të qasshme për publikun.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Vërtet nuk dëshiroj që kjo të zhduket në një arkiv vetëm për njerëz që kanë dorëza të bardha”, ka thënë Anderson në një intervistë në zyrën e saj në “TriBeCa”, që ndodhet në afërsi të shtëpisë që e kishte ndarë me Reed në West Village.
“Doja që njerëzit ta shihnin gjithë pamjen”. Ajo e gjeti atë institucion në Bibliotekën Publike të New Yorkut, që nga java e kaluar - në ditën kur do të kishte qenë ditëlindja e 75-të e Reed - njoftoi se kishte blerë arkivin e Lou Reed në kuadër të degës së saj për artet performuese. Përmbajtja e arkivit do të bëhet e qasshme për të gjithë vizitorët në Bibliotekën e Arteve Performuese në “Lincoln Center”, posa të përgatitet gjithë katalogu, gjë që do të marrë kohë së paku një vit.
Biblioteka nuk ka dashur të specifikojë kushtet e blerjes së arkivit, gjë që është shndërruar në një lloj trendi, pasi që dokumentet e Bob Dylan përfunduan në institucionet në Oklahoma dhe Bruce Springsteen ia dha të vetat Universitetit “Monmouth University” në New Jersey.
Jonathan Hiam, kurator i degës muzikore të bibliotekës amerikane, njëherësh koleksionues i incizimeve, ka thënë se arkivi i Reed, e përfaqëson “një deklaratë të madhe të asaj se për çfarë arsyeje ne e shohim këtë lloj muzike si më të rëndësishme sesa gjithçka tjetër që koleksionohet”. Në dollapët e bibliotekës janë vënë kaseta të Reed, “Pale Blue Eyes” dhe “Sweet Jane”, që qëndrojnë në afërsi të dokumenteve të Arturo Toscaninit dhe një tufe flokësh të Beethovenit... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.