“Mirë se vini në Tetarin Kombëtar të Kosovës. Me keqardhje ju njoftoj se shfaqja sonte nuk do të jepet. Me të njëjtat bileta mund ta shikoni shfaqjen nesër”, u është drejtuar 102 shikuesve organizatori Beqir Beqiri. Krejt ata që ia kishin mësyrë që të hënën në mbrëmje ta shihnin shfaqjen “Bordel Ballkan” janë kthyer prapa. Disa prej tyre kanë tërhequr paratë e biletave, përderisa pjesa më e madhe kanë vendosur që të kthehen të martën për ta parë shfaqjen.
Institucioni më i lartë teatror në vend ka ardhur në këtë situatë pasi aktorët nëpërmjet anulimit të shfaqjes kanë vendosur që t’u bëjnë presion Ministrisë së Kulturës e Qeverisë për ngritje të pagave. Sipas Shoqatës Sindikale të TKK-së, nëse pas dhjetë ditësh nuk do të përmbushen kërkesat e tyre për rritje pagash në nivel të profesorëve të universitetit të Prishtinës, “Hasan Prishtina”, do të bllokohet repertori i TKK-së. Paga aktuale e aktorit është 437 euro, e ajo e profesorëve të UP-së është 1.150 euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuodo ta bllokojnë repertorin kishin paralajmëruar edhe të dielën, përderisa anulimi njëditor i shfaqjes nuk ishte përmendur. Kjo është “repriza” e tretë e paralajmërimit për grevë. Në mars e në prill ishin tërhequr tërësisht prej saj.
Në një konferencë për media, të hënën, aktorët Ismet Azemi, Shkelzen Veseli, Adrian Morina dhe nënkryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Lutfi Mani, i kanë dhënë ultimatum Qeverisë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.