Problemet e organizimit të aktorëve të Teatrit Kombëtare të Kosovës në raport me kërkesat e tyre ndaj Ministrisë së Kulturës kanë dalë në pah në rastin kur është paralajmëruar greva. Aktorët janë të ndarë në dysh sa i përket organizimit sindikal. Ismet Azemi udhëheq njërën shoqatë, përderisa tjetra udhëhiqet nga Mehmet Breznica. Që të dyja palët pretendojnë se tjetra nuk është Shoqatë Sindikale. Ajo që udhëhiqet nga Mehmet Breznica, të martën, ka dërguar një komunikatë ku shkruhet se Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës nuk qëndron prapa grevës se paralajmëruar.
“Shoqata Sindikale e Teatrit Kombëtar të Kosovës dënon fuqishëm thirrjen në emër të saj të këtyre individëve, të cilët në mënyrë të paautorizuar po e keqpërdorin identitetin e këtij subjekti sindikal legjitim, për të përhapur turbullirë në opinion, në mënyrë që t’i ikin ndëshkimit nga organet e zbatimit të ligjit për krimet e ndodhura në TKK, pjesë e të cilave janë vetë ata në bashkëpjesëmarrje me menaxhmentin”, shkruhet mes tjerash në komunikatën e Shoqatës së udhëhiqet nga Breznica.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.