Një program atraktiv dhe me vepra premierë do të jetë ai i koncertit të së dielës mbrëma i Korit dhe Orkestrës Simfonike të Filarmonisë së Kosovës.
Kori dhe orkestra këtë herë do të ndjekin direktivat e dirigjenti brazilian, Marsio Dasilva.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrejtori i Filarmonisë së Kosovës, Baki Jashari, ka thënë se ky koncert i kushtohet korit në kuptimin e prioritetit që ka në program, meqë pjesa e parë është program vokal.
Ndonëse kjo nuk është hera e parë e tij në Kosovë, dirigjenti brazilian Marsio Dasilva, këtë bashkëpunim e ka cilësuar të veçantë.
Koncerti do të fillojë nga ora 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.