“E humbur dhe e gjetur” mban titullin vepra e artistike e Sislej Xhafës, e cila do të përfaqësojë Kosovën në mesin e 80 shteteve pjesëmarrëse në edicionin e 57-të Bienales së Venedikut.
Mirëpo, Xhafa nuk ka dashur të jap asnjë detaj rreth përmbajtës së punës së tij artistike me veprën që do të përfaqësohet, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhafa ka qenë pjesëmarrës disa herë në këtë bienale, dhe mes tjerash në vitin 2005 kishte përfaqësuar Pavijonin e Shqipërisë, ndërkaq në vitin 2013 atë të Italisë.
Gjithsesi, ai thotë se përfaqësimi i Kosovës është një sfidë për të.
Kuratorja e Pavijonit të Kosovës për këtë vit, Arta Agani, bëri të ditur se Kosovës kësaj radhe do të ketë një hapësirë për prezantim prej 84 metrash katror dhe është një prej hapësirave kryesore të ekspozitës së përgjithshme.
Ndërsa, komisioneri i këtij pavijoni, Valon Ibraj, pohoi se përgatitjet po shkojnë mirë.
Hapja zyrtare e Pavijonit të Republikës së Kosovës në Bienalen e Venedikut 2017-të do të bëhet më 11 maj, prej orës 11:00.
Xhafa s’tregon detaje për veprën me të cilën do... by kohanet