Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Konaku i Kasapollëve – shembulli i arkitekturës që po zhduket

Po punonte në bahçen e tij në një pasdite të fillimtetorit, për të vjelë mbase rendimentet e fundit të verës. Shefqet Kasapolli, 67-vjeçar e bën me zell e merak këtë punë, në kopshtin që shtrihet në shtëpinë monumentale të familjes së njohur pejane - Kasapolli.

Paraardhësit e Shefqet Kasapollit kanë qenë agallarë. Kanë pasur çifligje nëpër fshatra të Pejës. E shtëpia që sot është monument kulture dikur ka qenë sinonim i një familjeje të kamur, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shtëpia katrore 14 me 14 metra, është e shtrirë në dy etazhe. Është shtëpi qytetare me një lloj çardaku a ballkoni të mbyllur që del jashtë fasadës ballore në të dy nivelet. Një tjetër çardak është edhe në pjesën anësore të objektit.

Aktualisht aty jetojnë tri familje të ngushta të familjes së madhe Kasapolli. Qeti, siç njihet në Pejë pensionisti Shefqet Kasapolli është vetëm njëri nga banorët e shtëpisë monument. Ai flet edhe për kujtimet e tij e edhe për namin e familjes qytetare...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.