Hulumtimi i gjuhës shqipe në Beograd është kryer bashkërisht nga hulumtuesit e Institutit Ballkanologjik të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Serbisë dhe doktorantët nga Katedra për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqipe në Fakultetin Filologjik në Beograd.
Kjo është pjesë e një projekti më të gjerë që studion praktikat e shumëgjuhësisë në Beograd dhe që, krahas gjuhës shqipe, përfshin edhe gjuhën hungareze dhe atë rumune, shkruajn sot Marija Mandiq, Ana Sivaçki dhe Valdete Osmani në Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAndaj, qëllimi i studimit është i shumëfishtë: krahas përcaktimit të statusit të gjuhës shqipe, duam të nisim një dialog rreth Beogradit si një qytet shumëgjuhësor dhe shumetnik, në të cilin, në hapësirat publike, gjuhët e pakicave ende janë të padukshme.
Rasti i gjuhës shqipe është i ndjeshëm për shoqërinë, sepse në statusin dhe përdorimin e saj në mënyrë të theksuar ndikon edhe konflikti serbo-shqiptar në Kosovë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.