Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Arkeologët vendosin të mos ruhen gjetjet afër Kaçanikut

Prishtinë, 13 tetor - Hamendësimet se në fshatin Kotlinë të Kaçanikut mund të zbulohet një banjë e periudhës romake kanë rënë poshtë. Tash del të jetë furrë e pjekjes së tjegullave, maksimalisht 150 vjet e vjetër dhe se nuk ka vlera për ta rekomanduar që të mbrohet si aset i trashëgimisë kulturore.

Gjetjet arkeologjike që kishin dalë në pah gjatë zgjerimit të rrugës së fshatit në korrik të këtij viti, janë hulumtuar nga Instituti Arkeologjik i Kosovës. Ekipi i përbërë nga arkeologët, Elvis Shala dhe Luan Gashi, ka hulumtuar tri vrimat që ishin identifikuar midis tullave të pjekura në gjerësi prej rreth 60 centimetrave. Sipas një raporti që ka përgatitur dyshja e arkeologëve për këtë hulumtim, në hapësira ku është shfaqur struktura vërehet një arkitekturë e muruar prej tullave të pjekura. Sipas tyre, tullat e përdorura për këtë ndërtim nuk janë të tipit të periudhave të lashta romake apo mesjetare me arsyen se, përmasa e tyre përputhet me tullat, të cilat njihen si “tulla njëshe” që kanë nisur të përdoren në fund të shekullit XIX dhe gjatë shekullit XX.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërtimet e rrugëve pos këtij rasti në pjesën juglindore të Kosovës, kanë nxjerrë në pah edhe gjetje të tjera në muajt e fundit. Në fund të shtatorit, punimet gjatë hapjes së trasesë së autostradës Prishtinë-Shkup kishin nxjerrë në sipërfaqe një shpellë. Përderisa kompania “Bechtel & Enka” që është duke ndërtuar autostradën “Arbën Xhaferi” ka ndërprerë punën në atë pjesë, institucionet pritet të përcaktojnë nëse hapësira duhet të mbrohet nga shteti. Në shpellën e zbuluar midis fshatrave Izhancë dhe Semajë, që ndodhen në kufijtë administrativë të Komunës së Shtërpcës dhe Kaçanikut vërehen stalaktite dhe horizonte jo fort të gjëra (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.