Ekipi realizues prapa filmit "Only the Brave", e ndoqi premierën botërore të këtij projekti në Los Angeles.
Filmi, i cili i nderon zjarrfikësit dhe punën e tyre të guximshme, në rolin e protagonistëve i sjell aktorët, Jeff Bridges, Miles Teller, Josh Brolin dhe Taylor Kitsch. Ata portretizojnë një grup elitë të zjarrfikësve gjatë incidentit në Yarnell Hill që ndodhi në qershor të 2013-s, transmeton emisioni Express në KTV.
"Mendoj se shumica e njerëzve janë sikurse unë. Ata nuk e dinë çfarë do të thotë të jesh zjarrfikës, nuk e ia kanë idenë kush janë këta burra të guximshëm, sepse ata punojnë prapa skenave dhe nuk gjenden gjithnjë në qendër të vëmendjes. Dhe puna që këta heronj e bëjnë çdo ditë, është tejet e vështirë", tha regjisori i filmit, Joseph Kosinski.
Një grup i zjarrfikësve heronj nga jeta e përditshme, të cilët po ashtu i kanë ndihmuar personat e prekur nga uraganet Harvey dhe Irma si dhe viktimat e sulmit me armë zjarri në Las Vegas, e ndoqën këtë premierë në Hollywood.
Po ashtu, mbi qilim të kuq të shtruar me rastin e kësaj premiere, ishin edhe aktorët, Jennifer Connelly, Scott Haze dhe James Badge Dale si dhe muzikanti, Dierks Bentley.
{gallery}