Këshilli Organizativ për ngritjen e shtatores së mbledhësit të folklorit e udhëheqësit të Lëvizjes për pajtimin e Gjaqeve, Anton Çetta, do të kërkojë ndihmë nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, për finalizimin e qëllimit të tyre. Të hënën, anëtari i Këshillit, Riza Krasniqi ka dorëzuar një kërkesë për takim me kryeministrin Haradinaj. Megjithëse Ministria e Kulturës sivjet i ka ndarë 50 mijë euro buxhet për shtatoren e Çettës, për këtë projekt ende nuk ka ndonjë hap konkret.
Riza Krasniqi ka thënë se u bënë shumë vite që profesor Anton Çetta nuk ka shtatore e as komplet të botuar me veprat e tij. Sipas tij, secili politikan që vjen në pushtet premton se do të realizohen këto dy projekte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka numëruar arsyet që, sipas tij, duhet të rezultojnë me shtatoren e Çettës në oborrin e Institutit Albanologjik të Prishtinës.
Në shkurt të këtij viti ishte planifikuar që të vihet gurëthemeli i shtatores në oborrin e Institutit Albanologjik të Kosovës. Por mosmarrëveshjet midis Institutit Albanologjik të Prishtinës me Komunën e Prishtinës e Ministrinë e Arsimit kanë bërë që t’i skadojë afati pëlqimit për vendosjen e shtatores (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.