Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

“Polina” rikthen në jetë lëvizjet e valltares së famshme

Njëri prej momenteve përcaktuese të filmit në 40 vjetët e fundit – një sekuencë që dikur cilësohej e jashtëzakonshme, ikonë dhe tërheqëse – është klimaksi i një audicioni të baletit në filmin “Flashdance” në të cilin superylli, rolin e së cilës e luan Jennifer Beals, e tregon veten me lëvizjet e saj para jurisë.

Vallëzimi i saj në një pjesë të filmit i bëri të famshme edhe këngët e Giorgio Moroder dhe Irene Cara, përcjell sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Filmi “Polina” me bashkëregji të Valerie Müller dhe Angelin Preljocaj, kthen mitologjinë e kësaj sekuence në një film evropian – ose më mirë të themi e shtjellon edhe më shumë këtë me lëvizjet e balerinës së re ruse.

Polina, rolin e së cilës e luan aktorja Anastasia Shevtsova, është rritur në një vend të pakëndshëm, me fuqi nukleare, ardhmëri të zymtë dhe nga ëndrra e familjes se do ta përdorë talentin e saj për t’u ngjitur në maje.

Babai i saj, Anton (Miglen Mirtchev), është një operator i dyshimtë mafioz – kjo do të thotë se hajdutët do të mundë të hyjnë në shtëpinë e tij, ose t’ia hidhnin një sy kur ai nuk është aty – vetëm sa për t’ia bërë me dije që të paguajë borxhin dhe të bëjë atë që është urdhëruar...(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.