Eki Rrahmani u lind në Prishtinë, Kosovë. Në vitin 1994 emigroi në Britani të Madhe, ku përfundoi studimet për Produksion Filmi dhe në vitin 2001 fitoi Diplomën për Regji Filmi nga Surrey Institute of Art and Design.
Që nga diplomimi, Eki Rrahmani ka punuar për kompani të ndryshme kinematografike dhe televizive, me ç’rast ka bërë regjinë, montazhin dhe prodhimin e më shumë se 30 filmave dokumentarë dhe të shkurtër për televizion dhe kinema.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë mesin e tyre janë projektet që fituan çmimet më të larta të industrisë televizive në Britani dhe në botë. Eki Rrahmani vazhdon bashkëpunimin me kolegë profesionistë në UK, Ballkan e Azi, dhe që nga viti 2005 është bashkëpunëtor i rregullt i rrjetit televiziv Al Jazeera English në Londër dhe Doha.
Rrahmani është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Kurioziteti e ka mbytur majmunin – po njerëzimin e ka shpëtuar. Është ndoshta energjia më e sinqertë, më e pastër që e ka zhvilluar njerëzimi dhe në anën tjetër kjo i ka ndihmuar njerëzimit që të zhvillohet.
Kurioziteti ka shtyrë shumë njerëz, shkencëtarë, artistë, muzikantë, astronautë, ndërmarrës që vazhdimisht të eksplorojnë botë dhe gjëra të reja. Energjia që prodhon kurioziteti është e pandalshme dhe e pafundme.
Tek unë kurioziteti më së shumti është manifestuar me udhëtime, duke eksploruar kultura e vende të ndryshme nëpër këtë botë. E sa më shumë që jam bërë kureshtar për ndonjë gjë, ndonjë vend a kulturë, aq më shumë kam pasur dëshirën për të udhëtuar dhe sa më shumë që kam udhëtuar aq më kureshtar jam bërë.
... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.