Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Shqipëria e Kosova diskutojnë zgjerimin e tregut të mediave audiovizive mes dy vendeve

Shqipëria dhe Kosova diskutojnë për zgjerimin e tregut të mediave audiovizive mes dy vendeve. Kryetari i AMA-s Gentian Sala dhe homologu i tij Adnan Merovci, zhvilluan një takim për përfshirjen e kanaleve te Shqipërisë ne platformat qe operojnë ne Kosove dhe anasjelltas.

Gjate bisedës mes tyre, u trajtuan edhe shqetësimet në lidhje me respektimin e të drejtave te transmetimit. Krerët e dy autoriteteve deklaruan se do te bashkëpunojnë për zbatimin e praktikave me te mira audiovizive bazuar ne standardet perëndimore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo