Luljeta Ademi u lind më 26 prill 1987 në Prishtinë. Është e kualifikuar në drejtimin e baletit - shkolla e mesme e muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.
Ka diplomuar edhe në Degën e Pedagogjisë në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Prishtinës. Është anëtare e Trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës që nga viti 2000/2001, është njëra ndër solistet e para të kësaj trupe, e cila gjatë këtyre viteve ka performuar në 39 shfaqje artistike të repertorit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDisa nga shfaqjet ku ka luajtur janë: “Bukuroshja e fjetur”, “Carmen”, “Copelia, “Netët arabe”, “Liria ime”, “La file mal garde”, “Othello” e të tjera.
Ademi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.
Narti. Emri që i jep kuptim jetës sime. Ardhja e tij në jetë para gjashtë vjetëve ndryshoi jetën time dhe gjithçka përreth meje. Çdo mëngjes kur zgjohem me të pranë meje, e falënderoj Zotin që më ka dhënë mundësinë ta përjetoj ndjenjën e të qenit nënë, një ndjenjë e papërshkrueshme... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.