Shiriti i kuq dhe këmisha e bardhë e pluhurosur, e nxisin shpesh Mustafë Shabanin t’u rrëfejë të bijave dhe mysafirëve hollësisht për 1 tetorin e 1997-s.
Për të, është datë e kujtimeve të tmerrit dhe krenarisë. Ishte kulmi i takimeve dhe i përpjekjeve të shumta nëpër zyrat e improvizuara që prishtinasit e lagjes “Velania” ia kishin lëshuar Universitetit të Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor historinë e gjatë të aktivitetit si student, Shabani, e përmbledh prej momentit të nisjes nga banesa në lagjen “Bregu i diellit”, ku vitiasi banonte bashkë me katër nipa e dajallarë studentë, shkruan sot Koha Ditore.
Këshilli Organizativ i protestës masive të Unionit të Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës (UPSUP), u kishte kërkuar studentëve që të vishnin këmisha të bardha për ta dëshmuar se do t’i shtronin paqësisht kërkesat për lirimin e objekteve universitare nga Serbia, që i uzurpoi në fillim të viteve nëntëdhjetë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.