Heronj janë edhe të gjallët, që një jetë të tërë ia kushtuan atdheut. Pa dyshim se ky epitet i takon simbolit të rezistencës, Adem Demaçit, për të cilin sot u promovua një libër, i titulluar "Adem Demaçi i vlerësuar nga Evropa".
Kjo vepër e autorëve Behare e Reshat Sahitaj promovohet në kuadër të Edicionin të Pestë të Simpoziumit Ndërkombëtar Letrar, i cili i nisi sot punimet.
I organizuar nga Unioni i shkrimtarëve dhe kritikëve shqiptarë, i pranishëm në këtë manifestim në Bibliotekën Kombëtare ishte edhe vetë Demaçi, përcjell televizioni publik.
Libri kushtuar Adem Demaçit u vlerësua lart nga shkrimtarët dhe kritikët, ku mes tjerash u tha se autorët, me krijimin e këtij vëllimi dokumentar, shfaqën shumë guxim e urti.
Në këtë simpozium që do të vazhdojë edhe nesër do të marrin pjesë edhe personalitete të letërsisë nga vende evropiane.