Muzika karaoke, performancat teatrore e pantomima do të jenë pjesë e restorantit që do të hapet në monumentin e Tabhanes në Gjakovë.
Në konkursin e pestë me radhë ofertuesi i vetëm, Dukagjin Nushi e ka marrë në shfrytëzim monumentin, që gjendet afër Çarshisë së Qytetit. Komuna dhe kontraktori pritet që ta zyrtarizojnë kontratën gjatë kësaj jave, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Do t’iu përmbahemi kushteve që kanë qenë me konkurs. Varësisht nga mjeshtrit, por do t’i përmbahemi kohës për ta funksionalizuar objektin”, ka thënë Dukagjin Nushi, i cili tash e më shumë se një dekadë punon me restauronte, ku muzika karaoke është pjesë e tyre.
E drejtori i Drejtorisë së kulturës në këtë Komunë, Meriton Ferizi ka thënë se gjatë kësaj jave do të bëhet nënshkrimi i kontratës.
“Pas nënshkrimit të kontratës janë tre muaj kohë për ta funksionalizuar objektin”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.