Komuna e Gjilanit nuk ka mundur ta bëjë me drejtor teatrin e këtij qyteti as pas përpjekjes së pestë.
Finalizimi pa sukses i konkursit të pestë për ta gjetur një udhëheqës të këtij institucioni, rezulton me më shumë se një vit qysh kur teatri nuk ka drejtor të përgjithshëm, shkruan sot “Koha Ditore”
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKonkursi i fundit ishte hapur në ditën e 22-të të gushtit. Është anuluar sherri i numrit jo të mjaftueshëm të kandidatëve. Vetëm dy kandidatë ia kishin mësyrë kësaj pozite: regjisori Ekrem Sopi dhe Bekim Korça. Sipas zyrtarëve komunalë, nuk mund të thuhet se procedurat ligjore kanë përcaktuar që të anulohet konkursi.
“Rregullorja përcakton se duhet të jenë pesë kandidatë e ndër ta tre të përgjegjshëm që i plotësojnë kushtet që përcaktohen me konkurs”, ka thënë Besim Azizi, udhëheqës i personelit në Komunën e Gjilanit. Por, sipas tij, në konkursin e ardhshëm nuk do të ketë pengesa ligjore edhe nëse konkurrojnë më pak se tre kandidatë që i plotësojnë kushtet... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.