Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Zbulohen edhe dy harqe të Urës së Vjetër të Gurit në Vushtrri

Vushtrri, 22 shtator - Së paku para një shekulli ajo përshkruhej si urë me 9 harqe. Pos kësaj e tillë figuronte edhe në jo pak shënime, ani pse në pak të tjera shkruhej se besohet t’i ketë 12. Por Ura e Vjetër e Gurit në Vushtrri tashmë numëron 11 harqe. Ndërhyrja emergjente për restaurimin e gurëve që ishin rrëzuar nga ky monument del të ketë qenë çelësi i këtij zbulimi drejt zbardhjes së plotë të së vërtetës për këtë monument.

Gjatë ditës së enjte, punonjësit e angazhuar nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve kanë mihur në pjesën perëndimore të monumentit. Dy harqet “e reja” kanë dalë krejtësisht në sipërfaqe nga njëra anë, përderisa shihet se traseja vazhdon tutje nën asfaltin e rrugës, që çon tek restoranti që gjendet në anën jugore të monumentit (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.