Prishtinë, 21 shtator - Familja e Ismail Qemalit ishte distancuar prej tij qysh prej momentit kur nëpunësi i Perandorisë Osmane ia kishte kthyer shpinën Portës së Lartë. Në fillim të shekullit të kaluar kur Perandoria kishte nisur të merrte tatëpjetën, familjet e mëdha shqiptare, pashallarët e bejlerët ishin renditur në taborët e osmanëve duke u munduar ta ruanin edhe pushtetin bashkë me ta. Refuzonin t’u bashkoheshin lëvizjeve për çlirimin e Shqipërisë.
Bile i kundërshtonin e i amortizonin ato. Njëjtë kishte vepruar edhe familja Vlora prej nga vinte Ismail Qemali. Para se ta shpallte Pavarësinë, nga vetë familjarët e tij do të cilësohej i poshtër e bukëshkalë. Këto përfundime i ka nxjerrë historiani Pëllumb Xhufi në kumtesën “Paria e vjetër dhe protagonistë të rinj në luftën për Pavarësi”, të cilën e ka shpalosur të mërkurën në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në kuadër të tryezës njëditore shkencore “Roli i oxhakërisë në historinë shqiptare”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë perspektivë gazetareske mbi pashallarët shqiptarë e ka sjellë historiani Memli Krasniqi. Ai paraqiti kumtesën “Të dhëna të gazetave angleze të shekullit XVIII mbi pashallarët shqiptarë”, ndërsa historiani Nehat Krasniqi kumtesën “Roli i oxhakërisë shqiptare të Kosovës në jetën politike, ekonomike dhe kulturore të vendit”.
Në konferencën kanë referuar edhe Tanush Frashëri në temën “Roli i familjes Vlora gjatë periudhës osmane”, Laurant Bica, me kumtesën “Aristokracia Dibrane”, Thomas Frashëri me kumtesën “Veçoritë e oxhakërisë së Frashërit në historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve në shekujt XVI-XX” dhe Ardian Muhaj me kumtesën “Familjet e mëdha shqiptare në shekujt XV-XVI: forcimi dhe faktorizimi i fisnikërisë shqiptare mes Venedikut dhe Perandorisë Osmane” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.