“Dita zë fill”, filmi me skenar dhe regji të Gentian Koçit është përzgjedhur si kandidatura zyrtare e Shqipërisë për “Oscar”, në kategorinë e “Filmit më të mirë të Huaj”.
Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Bashkëpunimi shqiptaro-grek, prodhim i “Artalb Film” dhe “Graal Films”, është financim i kësaj të fundit dhe Qendrës Greke të Filmit, Euroimages, Ministrisë së Kulturës etj, raporton ATSH.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dita zë fill” pati premierën në Festivalin e Sarajevës, ku fitoi “Zemrën e Sarajevës” për aktoren më të mirë protagonist, Ornela Kapetani.
Një nënë e re dhe e vetme në Tiranën e ditëve tona. Në luftë të përditshme me veten, ajo gjendet në tallaze psikologjike që thyejnë njerëzoren brenda saj, si një rrugëdalje që i siguron foshnjës një vjeçe strehë dhe ushqim.
Drama psikologjike, “Dita zë fill”, që prej së enjtes po shfaqet edhe në kinematë e kryeqytetit.