Prishtinë, 15 shtator - Me një arie nga opera e njohur e Carl Maria von Weberit, sopranoja kosovare
Elbenita Kajtazi do të ngjitet në skenën e teatrit gjerman që rrumbullakon fiks 125 vjet prej themelimit. Koncerti i cili do të mbahet sot (e premte) në “Grillo-Theater” të Essenit do të shënojë përvjetorin e teatrit që konsiderohet si ndër më të vjetrit në Gjermani. Shoqëruar nga Orkestra e Filarmonisë së Essenit, Kajtazi do ta këndojë për herë të parë arien “Einst tränte eine selge Base" të operës “Der Freischütz” të kompozitorit të njohur si babai i operës kombëtare gjermane, pionier i romantizmit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është hera e parë që interpretoj diçka nga kompozitori Weber, dhe ndihem jashtëzakonisht e privilegjuar që unë u përzgjodha si solistja e vetme e kësaj mbrëmjeje kaq të rëndësishme. Opera ‘Der Freischütz’ vlerësohet të jetë një ndër operat më të rëndësishme gjermane në tri akte me dialogë, me libreto të shkruar nga Friedrich Kind”, ka thënë Kajtazi. Kjo operë ishte dhënë premierë më 18 qershor të vitit 1821 në “Schauspielhaus” në Berlin (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.