Drejtori i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Rrahman Paçarizi, përmes rrjetit social Facebook bën të ditur se revista e këtij seminari ka fituar të drejtën e përfshirjes në platformën e revistave shkencore ndërkombëtare, transmeton Koha.net.
Drejtori i Seminarit, Paçarizi në statusin e tij shkruan:
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Të dashur miq
Revista e Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare e ka marrë zyrtarisht numrin ISSN, që është kusht teknik për t'u përfshirë në platformat e revistave shkencore ndërkombëtare.
Kjo u bë e mundur falë angazhimit dhe përkushtimit të bashkëdrejtores nga Tirana, profesoreshës Aljula Jubani”.