Prishtinë, 8 mars - Të dhënat për afro 100 monumente, përfshirë kisha, xhami, e objekte të tjera të trashëgimisë kulturore tashmë janë të qasshme në librin “Trashëgimia e kujtesës në Kosovë” (Memory Heritage in Kosovo) dhe në ueb-sajtin kosovomemory.org.
Publikimi i vëllimit të parë, që si projekt synon të zhvillohet edhe më, pos fotografive të monumenteve përmban edhe informacione të shkurtra sa i përket historikut dhe vendndodhjes së tyre. Libri - që është pjesë e projektit “Kujtesa në Kosovë: Trashëgimia e mençur dhe e dokumentuar e kujtesës” i organizatës joqeveritare “Integra” dhe i “Forum ZDF” - nis me Prishtinën si regjion, konkretisht, Parkun Arkeologjik, Xhaminë e Sulltan Mehmet Fatihut e Tyrben e Sulltan Muratit, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPublicisti Shkëlzen Gashi ka mbledhur të dhënat për monumente, përderisa Korab Krasniqi i ka realizuar fotografitë.
Gashi ka thënë se ideja ka qenë që të jenë 100 monumente nga shtatë regjione, por janë më pak se kaq.
“Shtëpitë e personaliteteve më janë dukur shumë interesante. Monumentet e periudhës socialiste janë shumë të anashkaluara. E monumentet e dëshmorëve të luftës së fundit janë shumë secrealiste apo zibidi e katastrofë”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, do të ishte më mirë që si grup të dilnin në terren për të hulumtuar për monumentet, por një gjë e tillë ishte e pamundur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.