Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Më 13 shtator në Prizren shfaqja “Carla del Ponte trinkt in Pristina einen Vanilla Chai Latte”

Shfaqja “Carla del Ponte trinkt in Pristina einen Vanilla Chai Latte” të realizuar nga Qendra Multimedia (Prishtinë), e cila do të mbahet në sallën e Lumbardhit në Prizren më 13 shtator në orën 20:00. Shfaqja realizohet në gjuhën angleze me titra në gjuhën shqipe.

Regjinë e kësaj drame tё dramaturgut nga Prishtina, Jeton Neziraj, performancë kosovare-gjermane, e ka bërë koreografi nga Berlini, Jochen Roller. Nё shfaqje protagoniste kryesore ёshtё Carla Del Ponte, e cila udhёton nё Kosovё me qёllim tё ndjekjes sё kriminelёve tё trafikimit tё organeve. Gjatё njё pauze tё shkurtёr, ajo shkon nё Starbucks Cafe nё Prishtinё dhe befasohet qё pija e saj e preferuar, Vanilla Chai Latte, e ka shijen e njëjtë me atё nё Europё. Ky incident shkakton pёrçartje nё lidhje me liberalizimin e dёshtuar tё demokracive tё vjetra europiane, atraksionin pornografik tё kapitalizmit perёndimor, tregtinё me organe dhe superioritetin e thikave zvicrane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Koreografi Jochen Roller vё tekstin e Nezirajt nё lёvizje, me pesё aktoret e shquara kosovare, tё cilat luajnë me tekstin nё gjuhёn angleze brenda njё koreografie të ritmit të shpejtë.

Teksti: Jeton Neziraj; regjia: Jochen Roller; bashkëpunim me: Agnes Nokshiqi, Alketa Sylaj, Donikë Ahmeti, Lyra Xhoci, Vjosa Abazi; kostumet: Sebatian Ellrich; ndriçimi: Marek Lamprecht, Denis Berisha.