Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Artisti shqiptar në Sydney me transformimin e veprës së Mozartit

Sydney, 7 shtator - Për edicionin e 33-të me radhë, “Kaldor Public Art Project” është duke shpërfaqur “The Last Resort” (Resorti i fundit), premierë botërore e instilacionit të artistit të famshëm shqiptar, Anri Sala, transmeton “Koha Ditore” shkrimin e arts.theareview.com. Duke zënë vend në kodrën “Observatory Hill”, kjo vepër arti do të ekspozohet aty për tri javë, duke nisur nga 13 tetori e deri më 5 nëntor. Instilacioni i Anri Salës është një gërshetim i skulpturës me tingullin dhe përfaqëson herën e parë që artisti e ka krijuar një vepër të madhe për audiencën australiane.

“Kam dashur ta imagjinoj sesi një udhëtim nëpër erë, valë, dhe ujë do të mundë të afektonte një kryevepër muzikore të periudhës së iluminizmit”, ka thënë Anri Sala, duke folur për “The Last Resort”. “Çfarë do të bëhej me ‘Koncertin për klarinetë’ të Mozartit nëse do të fluturonte apo të dilte si një mesazh në shishe, derisa të lahej në breg pas një udhëtimi të gjatë?, ka pyetur ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vepra “Koncerti për klarinetë” e W. A. Mozart, do të transformohet në veprën e artit të Salës, duke shtuar e riimagjinur pjesët kanonike të muzikës (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).