Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Dy ditë pas zgjedhjes dorëhiqet nënkryetari i ASH, Myzafer Korkuti

Nënkryetari i akademisë së shkencave, Myzafer Korkuti ka dhënë dorëheqjen vetëm dy ditë pasi u zgjodh në këtë post. Korkuti e ka argumentuar dorëheqjen me arsye personale.

Ky vendim vjen pas kritikave të shumta me të cilat u shoqëruan zgjedhjet e mbajtura në Akademinë e Shkencave, jo vetëm në nivel akademikësh por edhe në nivelet më të larta ekonomike deri tek kryeministri i vendit. Rama dy ditë më parë i cilësoi një farsë zgjedhjet që rezultuan rokadë postesh mes të njëjtëve persona duke lajmëruar se do të ndërpriste të ardhurat për Akademinë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Dy ditë më parë në postin e kryetarit të ASH u zgjodh Gudar Beqiraj ndërsa në postin e nënkryetarit u zgjodh Myzafer Korkuti.