Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Ka vdekur poeti i njohur amerikan, John Ashbery

Njëri nga poetët më të mëdhenj bashkëkohor, John Ashbery, ka vdekur në moshën 90-vjeçarem transmeton sot “Koha Ditore” njoftimin e DW. Vlerësimet e kritikës në vitet ‘70 e shndërruan atë nga një eksperimentalist avantgard në një prej poetëve më të rëndësishëm të Amerikës.

Poeti ka vdekur, të dielën, në Hudson. Përmbledhja e tij me poezi e vitit 1975, “Self-Portrait in a Convex Mirror”, ishte fituese e kurorës së trefishtë më të rëndësishëm në botën e librit: çmimit “Pulitzer”, çmimit Kombëtar të Librit (National Book Award) dhe çmimit të kritikëve “National Book Critics Circle”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Poema sipas së cilës është titulluar përmbledhja konsiderohet të jetë një nga kryeveprat e fundshekullit njëzet në poezinë amerikane.

“Asnjë figurë tjetër nuk duket aq e madhe sesa John Ashbery, në gjithë poezinë amerikane në 50 vjetët e fundit dhe asnjë poet amerikan nuk ka vokabular më të madh e më divers sesa ai”, kishte shkruar Langdon Hammer, kryesues i Departamentit të Anglishtes në “Yale University” në vitin 2008.

Ashbery ishte i njohur edhe si përkthyes dhe kritik. Shpeshherë ai kishte shkruar si kritik arti për “New York Herald-Tribune” në Evropë, për revistat “New York”, “Newsweek” dhe “Partisan Review”. Ka përkthyer vepra të shkrimtarëve, Arthur Rimbaud, Raymond Roussel dhe shumë të tjerë francezë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.