Instituti Albanologjik i Prishtinës ka huazuar një kuti më speciale nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës.
Këtë veprim e ka ndërmarrë për ta pasur më të sigurt një prej thesareve të tij, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë sirtarët e bibliotekës së këtij institucioni ndodhet i sistemuar në mënyrë më të veçantë libri që në gjuhën frënge flet për heroin kombëtar të shqiptarëve Gjergj Kastriotin-Skënderbeun.
Përgjegjësja e bibliotekës së IAP-së, Shpresa Krasniqi, e di saktë se ku gjendet libri. Pasi e ndez dritën, ajo gjen kutinë ku ruhet vepra. Është futur aty që t`i ketë parametrat e lagështisë së ajrit dhe të qëndrojë në errësirë.
“Kur kam ardhur për herë të parë në punë, këtë libër në Institut e kam gjetur”, thotë punonjësja që numëron katër dekada në këtë institucion. Me këtë do që të tregojë se janë më shumë se 40 vjet prej kur IAP-ja është pronar i kësaj vepre. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)