Për dy net me radhë, skena e vendosur në Parkun e Gërmisë do të elektrizohet nga tekno-franceze, që është një ndër llojet më të zhvilluara të muzikës elektronike në Evropë.
Shkak për këtë do të bëhet edicioni i tretë i festivalit “The Summit Fest”, që do të mbahet më 1 dhe 2 shtator. Tek vendi i njohur si “Te koshat”, në një skenë me ndriçim, efekte vizuale dhe me zërim profesional, do të lëshojnë muzikë 11 DJ nga Evropa dhe 4 Dj vendorë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas organizatorëve, e veçanta e këtij edicioni do të jetë ardhja e disa DJ-ve, të cilët janë më të kërkuarit e momentit në skenën ndërkombëtare.
“Jo vetëm një, por kemi disa artistë të veçantë të këtij zhanri. Në natën e parë vlen të përmendet Dolby D dhe Jasmine Azarian, kurse në natën e dytë kryesori është I hate Models, një ndër DJ më të kërkuar të momentit. Pastaj emra të tjerë të njohur janë edhe WarinD, Process404 dhe AiroddheMayeul”, ka thënë Ekrem Tahiri, organizator i festivalit “The Summit Fest”.
Sipas Tahirit, ky festival është i rëndësishëm sepse ua mundëson adhuruesve të këtij zhanri përjetimin e një festivali që është ndër më të mirët në rajon dhe më gjerë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.