Përderisa Serbia dhe Maqedonia kanë acaruar marrëdhëniet diplomatike mes tjerash edhe shkaku i çështjes së synimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Edukim, Shkencë dhe Kulturë, kjo e fundit ka heshtur karshi këtyre zhvillimeve.
Me gjithë fushatën e Serbisë për mospranimin e Kosovës në këtë organizatë, institucionet e vendit të paktën publikisht nuk kanë dhënë asnjë deklaratë lidhur me çështjen e UNESCO-s. As të hënën, të kontaktuar nga gazeta zyrtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme, përfshirë edhe ministrin në detyrë, Emanuel Demaj, nuk kanë pranuar të komentojnë asgjë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE njohësit e trashëgimisë kulturore kanë thënë se Kosova është dashur ta niste fushatën shumë më herët nëse do të tentonte sërish të aplikonte për anëtarësim në UNESCO. Në vitin 2015, sherri i tri votave Kosova nuk arriti të merrte besimin e Asamblesë së Përgjithshme për t’u bërë anëtarja e 196-të e UNESCO-s.
Para dy javësh ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Emanuel Demaj, kishte thënë se kusht për pranim në këtë organizatë janë miratimi i Ligjit për liritë fetare dhe ai për trashëgimi kulturore.
“Duhet një afat rekord për miratimin e këtyre dy ligjeve. Shpresoj që kjo çështje nuk do të mbetet peng. Problemet janë shtuar shkaku i mosfunksionimit të institucioneve. Ne jemi duke punuar, por nuk e kemi krejt barrën e përgjegjësisë”, kishte thënë Demaj.
Aktualisht Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit dhe ai i Graçanicës, si dhe Kisha e Shën Premtes në Prizren mbrohen nga UNESCO-ja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.