Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Jaho me rolin kryesor të operës “La Traviata” në Argjentinë

Me rolin kryesor të një prej operave më të famshme të Giuseppe Verdit, sopranoja shqiptare me nam botëror, Ermonela Jaho do të ngjitet në skenën e “Teatro Colón”.

Në një prej shtëpive më të mëdha operistike që ndodhet në Buenos Aires të Argjentinës, Jaho do të interpretojë rolin e Violetta Valery, personazhit kryesor të operës “La Traviata”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në uebfaqen zyrtare të “Teatro Colón” janë publikuar datat e shfaqjes së operës, bashkë me një përshkrim për të. Jaho do të ngjitet në skenën e shtëpisë operistike që është radhitur prej më të mirave në gjithë botën nga “National Geographic”, më 12, 15, 17 dhe 19 shtator.

“La Traviata” është një histori dashurie, ku bashkë me të vjen edhe sakrifica dhe keqkuptimet dhe konsiderohet si një prej operave më të njohura dhe vlerësohet për personazhet komplekse. Në produksionin e “Teatro Colón”, shfaqja do të udhëhiqet nga Evelino Pido... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.