Kulturë

Valdeta Veliu-Vuçiterna pjesëmarrëse në Bienalen e Grafikës në Varna

Artistja, Valdeta Veliu-Vuçiterna është pjesë e Bienales së Grafikës që po mbahet në Varna të Bullgarisë, ngjarje kjo e cila këtë vit shënon edicionin e 19-të.

Në këtë Bienale kanë veprat e tyre i kanë ekspozuar mbi 330 pjesëmarrës nga 56 vende të botës dhe më shumë se 470 punime. Ekspozita është hapur më datë 11 gusht në Galerinë e Arteve të Qytetit “Boris Georgiev” Varna dhe do të qëndrojë e hapur deri më 25 shtator.

“Është hera e tretë që marr ftesë nga organizatori i Bienales së Grafikës. Në këtë ekspozitë jam prezantuar me dy fletëgrafika, të teknikes së litografisë. Ndjehem e privilegjuar që ndodhem në konkurrencë me artin botëror, duke synuar që artin kosovar ta prezantoj në mënyrë sa më dinjitoze”, ka thënë Valdeta për KultPlus.

Valdeta Veliu Vuçiterna, punon pranë fakultetit te arteve të bukura, si profesoreshë në lëndën e grafikës.

{gallery}