Me performimin e Triks, Goca Tërzhan Cena dhe Goce SAF sonte në sheshin “Skënderbe” në Çarshinë e Vjetër të Shkupit vazhdon manifestimi “Super Shkupi” që filloi javën e kaluar në Skelën “13 Nëntori”.
Përveç në sheshin “Skënderbe”, sipas Alsat-m, këtë fundjavë yje muzikore do të performojnë dhe në hapësirën para kishës “Sveti Spas”, ku të shtunën argëtimi do të fillojë prej orës 21, ndërsa do të performojnë Ofkestra, Fanki Guru, Enerxhi bend dhe Fic.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProjekti “Super Shkupi” realizohet me nismë të pronarëve dhe menaxherëve të objekteve hotilerike prej disa vendeve në Shkup. Organizator kryesor është Qendra e Kongresit “Aleksandar Makedonski”, dhe për realizimin është i angazhuar “Gorila Vajled entertejment grup”.
Në pajtim me vendimin e Këshillit të Qytetit të Shkupit, ditët kur mbahet “Super Shkupi”, turni i punës në objektet hotilerike është vazhduar për një orë.