Për gati 140 vjet, në periudhën mes shekujve XIX e XX, Sofja ka qenë një prej qendrave botërore të mirënjohura në aspektin shkencor dhe arsimor.
Asokohe zë fill edhe tradita e mësimit të gjuhës shqipe në kryeqytetin bullgar. Siç ka konkluduar studiuesi Anton Pançev pas analizimit të asaj periudhe, mësimi i gjuhës shqipe në këtë qytet e ka një traditë të vjetër së paku 120-vjeçare dhe pothuajse pa ndërprerje, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas tij, kjo ka ndodhur si rezultat i kolonisë shqiptare në Sofje dhe në disa qytete të tjera bullgare, dhe, në anën tjetër, edhe për shkak të punës së shkencëtarëve bullgarë lidhur me gjuhën shqipe. Këto analiza ai i ka përmbledhur në kumtesën me titullin “Sofja si qendër e zhvillimit të shqipes”, përmes së cilës mëton t’i prezantojë arritjet shkencore dhe arsimore në fushën e shqipes në Bullgari, kryesisht në gjuhësi dhe letërsi.
Është bazuar në hulumtime të arkivave bullgare dhe të punimeve prej autorëve me kontribut të rëndësishëm në albanologji. Prezantimin e kësaj kumtese Pançev e bëri të enjten në Prishtinë, në kuadër të edicionit të 36-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare.
Ai ka thënë se tema për Sofjen si qendër e zhvillimit të shqipes ka shumë dimensione dhe është shumë e gjerë dhe në të mund të përfshihet edhe puna e shkencëtarëve bullgarë në fushën e shqipes, përkthimet, si dhe roli i kolonisë shqiptare në Bullgari për formimin e shqipes... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.