Ekspozita ndërkombëtare “E ardhmja e kufijve” në kuadër të Bienales Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor “Autostrada Biennale”, që po mbahet në Prizren, të hënën në mesditë është hapur për publikun në të gjitha hapësirat e saj.
Lidhja e vendeve ku shtrihet ekspozita është jetësuar nga Kalaja e qytetit deri te Stacioni i Autobusëve, ku ndodhen shtëpitë e vjetra të Prizrenit, që po ashtu janë shndërruar në galeri, shkruan sot “Koha Ditore”. Gjatë këtij segmenti vizitorët mund t’i shohin edhe veprat e artit të artistëve nga vendet e ndryshme të botës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPërderisa artdashësit kanë mundur të shohin nga afër performancat e ngjarjet e artit pamor, paralelisht ka vazhduar edhe diskutimi mbi të ardhmen e kufijve, por me fokus tek “Qyteti dhe kufijtë”.
Pak para mesditës në Hamamin e Gazi Mehmet Pashës është diskutuar mbi qytetin dhe kufijtë (e brendshëm dhe të jashtëm), kufijtë gjinor, urban – rural, publik-privat, të zhvilluar – të pazhvilluar, kufijtë fetar e ndëretnik. Panelistët që e kanë trajtuar këtë temë kanë qenë Manray Hsu, kurator i këtij edicioni të “Autostrada Bienale”, Eliza Hoxha, Yehuda Safran (SHBA) dhe Edi Muka (Shqipëri).
Paraprakisht, kuratori Hsu ka shpjeguar se konferenca treditore është dizajnuar që të merret me tri aspekte që janë të ndërlidhura me vetë Bienalen, në ditën e parë të së cilës ishte shqyrtuar çështja e kufijve dhe drejtësisë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.