Një burrë në California mban një libër në dorë. Libri përmban një dedikim personal nga ish-mësimdhënësi i tij. Burri i moshuar ishte vetëm njëri nga anëtarët e familjes së tij që e ka mbijetuar Holokaustin.
Përveç një fotografie familjare dhe një rrobe të vjetër, libri është e vetmja gjë që e ka nga vendi i tij i dikurshëm i banimit, shkruan DW, transmeton “Koha Ditore”. Në sytë e tij shihen lotët. Libri së fundi i është kthyer atij, që është pronari i duhur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Momentet e tilla vërtet të mbushin me lumturi, sepse ne e shohim që e gjithë puna jonë është e vlefshme”, thotë Uwe Hartmann, kryesuese e një hulumtimi në Fondacionin e Artit të Humbur Gjerman në Magdeburg.
Ky fondacion e ka organizuar një program të titulluar “Initial Check” (Hulumtim fillestar), në mënyrë që të mundësojë kërkimin e librave të vjedhur, të cilët ndodhen në biblioteka më të vogla në Gjermani. Programi i ka angazhuar tre ekspertë të hulumtimit për të vizituar bibliotekat në kërkim të artikujve të dyshimtë. Qëllimi i tyre është të zbulohet nëse artikuj të tillë të inventarit në të vërtetë janë të plaçkitur.
Elena Kiesel është duke kryer hulumtimin në bibliotekën “Magdeburg City Library”. Historiania e di saktësisht se cilat familje hebraike apo parti politike të këtij regjioni ishin shpronësuar... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.