Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kulturë

Simbolika që shpëtoi nga dëmtimi shtëpinë e vjetër në Gjakovë

Rrugëve gjarpërore rrëzë kodrës së Çabratit në Gjakovë objektet monumentale janë të zakonshme. Mes tyre edhe shtëpia që njihet si e Mazllom Zherkës.

Është prej atyre shtëpive të bukura që bartin vlera të rëndësishme të trashëgimisë së kulturës materiale. Kujtimet e vajzës së tij, Luljana Zherka-Lila, rrëfejnë për një shtëpi të ngrohtë e me plot momente gëzimi e qejfi. Ajo e konsideron shtëpinë “shenjë të babës, vend ku i mbushet zemra plot”, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kjo u bë shkas që djali i saj, Ariani, ta bëjë një investim jo të vogël për restaurimin e shtëpisë. Më nuk është shtëpi banimi. Prej vitit 2015 është shndërruar në restorant, ku shërbehen ushqimet e kuzhinës popullore shqiptare, në biznesin që menaxhohet nga familja Haraqija.

Arian Lila thotë se kjo ishte jo vetëm mënyra më e mirë, por e vetmja për të vazhduar ruajtjen e objektit të moçëm, për ndërtimin e së cilit diku në shekullin XIX u kombinuan gurët, qerpiçët e drunjtë... (më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.