Prishtinë, 18 gusht – Revista, e cila për pesëmbëdhjetë vjet u botua në shtatë komunat arbëreshe në Itali, sot nuk shtypet. Gjithsej ka 83 numra të botuar deri më tani. Por kjo revistë vazhdon të jetojë ende. “Jeta Arbëreshe” tani botohet online në internet. Për aq sa ka ekzistuar në formën e shtypur, kjo revistë ka qenë si pikë referimi për gjithë komunitetin shqiptar që jeton në Itali.
Fillimisht e botuar një herë në muaj e në ditët e sotme për çdo gjashtë muaj në Kalabri, kjo revistë sjell rrëfime të ndryshme të jetesës nëpër fshatrat ku janë të vendosur arbëreshët. Përfshin poezi, analiza, por edhe lajme. Lexuesit gjejnë këto shkrime në dy gjuhë, atë arbëreshe dhe italiane. Qëllimi i saj është që gjuha e folur arbëreshe të prezantohet para njerëzve edhe në formën e shkruar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë tryezën e mbajtur, të enjten, në sallën e Fakultetit të Filologjisë, në kuadër të edicionit të 36-të të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, u fol për rëndësinë e kësaj reviste, por edhe për ndikimin e saj.
Profesori e studiuesi i gjuhës, Imri Badallaj, njëherësh drejtues i kësaj tryeze, me këtë rast ka folur për jetën e arbëreshëve, mënyrën se si ata e kanë ruajtur traditën shqiptare, doket dhe zakonet. Po ashtu ka theksuar edhe rëndësinë e një reviste, siç është “Jeta Arbëreshe” në këtë mes.
Studiuesi Giovanni Belluscio duke folur për vështirësitë e botimit të revistës dhe të zhvillimit teknologjik që ka ndikuar në shitjen e revistës. Belluscio ka thënë se “Numri i fundit i ‘Jetës Arbëreshe’ është 83 dhe e gjeni në internet” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.