Tenori shqiptar me nam botëror, Saimir Pirgu, do të rikthehet në skenën e “Arena di Verona”, me një koncert gala, në të cilin do të interpretohet kryevepra e kompozitorit Ludwig van Beethoven.
Nën dirigjimin e Daniel Oren, Pirgu sot (e martë) do ta ndajë skenën amfiteatrit të njohur italian me sopranon Erika Grimaldi, për ta kënduar Simfoninë e 9-të të Beethovenit. Veç tyre, pjesë e koncertit janë edhe soprano Daniela Barcellona dhe baritoni Ugo Guagliardo, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPirgu, edhe më herët ishte ngjitur në këtë skenë me operën “Don Giovanni”, më para pesë vjetësh. Para rikthimit në skenën e “Arena di Verona”, Pirgu në një intervistë për “Opera magazine”, ka folur për simfoninë e kompozuar më 1824, që konsiderohet si një nga veprat më të njohura në literaturën e muzikës klasike botërore.
“Simfonia e 9-të është një mrekulli kompozicioni dhe për ta përballuar kuarteti vokal duhet të shprehë maksimumin”, ka thënë Pirgu.
Ai ka shtuar se edhe vendi në të cilin do të interpretojë është i veçantë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.