Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që ka hapur dyert të hënën në Prishtinë, do ta vazhdojë rrugëtimin si ambasador i gjuhës e kulturës shqiptare.
I cilësuar si institucion që sivjet shënon edicionin e 36-të, ngjarja më e madhe albanologjike edhe këtë vit ka tubuar studiues nga mbarë bota, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë ceremoninë e hapjes së edicionit të sivjetmë, në ambiente të Fakultetit të Filologjisë së Universitetit të Prishtinës, janë përmendur sukseset por edhe sfidat për realizimin e ngjarjes së madhe të albanologjisë.
Drejtori i seminarit, profesori universitar Rrahman Paçarizi, ka thënë se këtë vit kanë përjetuar numër rekord të kërkesave për mësimin e gjuhës shqipe. Sipas tij, moment i ri është interesimi i brezit të dytë apo të tretë të mërgatës shqiptare për ta përmirësuar shqipen e tyre.
“Fatkeqësisht nuk kemi kapacitete të mjaftueshme për t’u dalë zot këtyre kërkesave. Seminari deri më tash e ka kryer punën e tij duke i shpërfillur vështirësitë dhe kështu do të vazhdojë edhe më tej”, ka thënë ai.
Paçarizi ka folur edhe për revistën e Seminarit, duke thënë se Universiteti i Prishtinës studimet e botuara në këtë revistë nuk i njeh si punime të kategorisë ndërkombëtare... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.